Ky pushtet paska abuzuar edhe me bukën e gojës

Prishtinë | 02 Gus 2023 | 09:17 | Nga Afrim Kasolli

Koncepti i rezervave shtetërore shprehur me një gjuhë popullore, nënkupton përgatitjen e shoqërive njerëzore për ta ruajtur bukën për “ditë të zeza”.

Që nga koha kur nuk mbahen mend, si në familje apo njësi më të gjëra shoqërore jemi edukuar sesi duhet të përkujdesemi për t’i ruajtur dhe mbledhur gjërat e domosdoshme për mbijetesë, atëherë kur ato mund të jenë mungesë, si bie fjala nga thatësia, dimrat ekstremë, luftërat, apo fatkeqësitë e tjera natyrore.

Skandali i fundit i aferës së grurit tregon se si ky pushtet ka abuzuar me bukën e gojës për qytetarët e këtij shteti edhe në ditët më të liga të mundshme të tij, nëse ndodhin ato rrethana, ndonëse urojmë që kurrë të mos krijohen.

Ky është një nga abuzimet më neveritëse dhe më të trishta në Kosovën e pasluftës.

Sepse tregon për tendencën e pushtetit për të manipuluar edhe me nevojat ekstreme të qytetarëve tij.

Të ngjashme