Ky shtet ka 450 mijë roje të sigurisë që luftojnë krimin

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Ky vend ka një ndër industritë më të mëdha në botë të sigurimeve private. Aty ka më shumë se 9 mijë kompani të regjistruara dhe 450 roje aktive, që është numër shumë më i madh se numri i policëve.

Telat me gjemba, barrierat elektrike dhe butonet e panikut janë pjesë e jetës së përditshme në këtë Afrikën e Jugut që numëron më shumë se 20 mijë vrasje në vit. Kjo është shkalla e pestë më e madhe në botë.

Zyrtarët kanë krahasuar Afrikën e Jugut me një zonë luftë. Ushtria është caktuar që të ndërhyjë në qytetin e Johanesburgut pas vrasjeve të shumta mes bandave kriminale.

Në këtë vend shumë persona kontraktojnë kompanitë e sigurimeve që të ruajnë pronat e tyre private, pasi që lufta ndaj krimit nga ana e shtetit po del të jetë shumë e vështirë. /Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme