Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen me setin e saj të fundit fotografik për fushatën e re të Alo Yoga, ku u shfaq me disa veshje sportive në nuanca rozë dhe të zeza.
Fotosesioni vjen pak ditë pas festës së saj të 29-vjetorit, e cila u zhvillua me tematikë rozë në rezidencën e saj në Beverly Hills.
Në festë morën pjesë motrat e saj Kim dhe Khloe Kardashian, Kendall Jenner, si dhe miq të Kylie-t, mes tyre Hailey Bieber, Victoria Villarroel dhe Sydney e Devon Lee Carlson, shkruan DailyMail.
Kylie kishte zgjedhur ngjyrën rozë edhe për ditëlindjen, duke u shfaqur me një fustan të shkurtër rozë dhe taka të larta me pupla.
Për fushatën e re, ajo u shfaq me veshje sportive nga koleksioni “Pink Marshmallow” i Alo-s, për të cilin më herët ka thënë: “Pink është thjesht vetja ime”.

