Platforma televizive Artmotion ka fituar të drejtën ekskluzive të transmetimit të La Ligës, Copa di Italia si dhe Wimbledon, raporton Ekonomia Online.
Nga viti 2021 e deri në vitin 2026 për pesë sezone rresht Artmotion dhe Kujtesa do të jenë adresat e vetme dhe ekskluzive të kampionatit më atraktiv në botën e futbollit, La Liga.
Krahas La Ligës, Artmotion po ashtu ka siguruar të drejtën e transmetimit për tre sezone të garës vjetore të kupës italiane në futboll Copa di Italia.
Gjithashtu turneu më i vjetër i tenisit në botë, që konsiderohet më prestigjiozi, Ëimbledon do të transmetohet nga kjo verë, e deri më 2024.
Drejtor i “Art Motion”, Alaudin Hamiti tha se risitë nuk do të ndalen me kaq, duke u zotuar edhe transmetimin e ligave të tjera, raporton EO.
“Risitë do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe ndërsa befasitë do të vazhdojnë edhe muajve në vijim për abonuesit në vijim”.
“Ne kemi filluar bashkëpunimin Art Motion dhe Kujtesa ndërsa për detajet e tjera risitë nuk do të mungojnë”.
Arbër Logja nga “Kujtesa”, tha se kjo është platforma më e kompletuar sportive në vend.
“Ne kemi edhe shumë materiale për t’i përpunuar live duhet të përmendet edhe Euro Liga e Basketbollit dhe këto janë abonentët që mund t’i ndjekin drejtpërdrejtë dhe është platformë e kompletuar sportive”.