Labi: Pacolli me mjetet e veta ka punësuar mijëra qytetarë

Kaçanik | 08 Qer 2017 | 16:06 | Nga

Në kuadër të fushatës elektorale, Aleanca Kosova e Re, bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Kaçanik, ku u prezantuan kandidati për kryeministër Dr.Avdullah Hoti, kandidatët për deputetë si dhe platforma e përbashkët qeverisëse.

Kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, njëherit nënkryetar i partisë, Labinot Tahiri, në fjalën e tij para qytetarëve të Kaçanikut ka thënë se prioritet i programit qeverisës të koalicionit do të jetë krijimi i mundësive për punësim.

“Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tashmë është një punëdhënës i mijëra qytetarëve të Kosovës, dhe këtë e ka bërë me mjetet e veta”, ka thënë Tahiri, ai është zotuar se do të vazhdojë të kontribuojë për Kosovën me gjithë potencialin e tij, por edhe me përkrahjen të cilën e gëzon nga presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Tahiri ju ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e zgjedhjeve ta votojnë koalicionin e shpresës dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr.Avdullah Hoti.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, Avdullah Hoti, ju ka bërë thirrje kaçanikasve qe me datë 11 qershor, të dalin dhe të votojnë për koalicionin që do të sjellë mirëqenien e perspektiven e munguar në Kosovë.

“Ky koalicion përmban një program i cili e ka marrë mbështetjen nga bizneset, buqit dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë. Ne do të fillojmë krijimin e grupit qeverisës që të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve të punojë me këtë program”, ka thënë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme