Labinot Tahiri: Ju ftojë t’i mbledhim 200 mijë euro dhe tua blejmë nga një Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së në ditën kur të lirohen

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Labinot Tahiri ka dalë me një kërkesë publike, duke ftuar qytetarët dhe biznesmenët që të mbështesin një nismë për t’u dhuruar vetura ish-krerëve të UÇK-së pas kthimit të tyre në Kosovë.

Tahiri ka propozuar që ish-presidenti Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të marrin nga një veturë në vlerë deri në 50 mijë euro secili, duke thënë se një Mercedes-Benz do të ishte zgjedhja më e përshtatshme.

JU LUTEM MA PERSHENDETENI KËTË IDE DHE DESHIRË KU MENDOJ SHUMË NGA JU DO TA REALIZONI…

E kam një dashuri dhe një ide që dua ta shtrij në veprim.

Me lirimin e krerëve të UÇK-së, ish-Presidentit Hashim Thaçi, bacës Jakup Krasniqi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, në ditën kur ata të kthehen në shtëpi, dua t’u bëjmë nga një veturë dhuratë deri në vlerën 50.000€ për secilin. Mendoj se një Mercedes-Benz do të ishte zgjedhja më e mirë, pa e bërë këtë nismë ekstravagante.

Arsyeja është e thjeshtë. Këta burra e kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar qindra herë nëpër male për ne, për lirinë tonë dhe për shtetin që e gëzojmë sot. Prandaj, kur të kthehen të lirë, le t’ua shpërblejmë sadopak atë mund, atë sakrificë dhe atë rrugëtim të vështirë që e bënë për popullin e tyre.

Ata e mbrojtën Kosovën me trupin dhe jetën e tyre. Luftuan që ne sot ta kemi flamurin, shtetin dhe lirinë. E mbi të gjitha, nuk lejuan që lufta e drejtë e UÇK-së të njollosej, por e mbrojtën me dinjitet deri në fund.

Unë, si Labinot Tahiri, dhuroj 10.000€ për këtë iniciativë. Ftoj biznesmenët, miqtë dhe shokët e çlirimtarëve që bashkë t’i mbledhim rreth 200.000€ për këto dhurata.

Atëherë e fituan luftën duke bartur armatimin me kuaj e gomarë nëpër male. Sot, kur të kthehen të lirë në tokën e tyre, le të ecin me qetësi, me dinjitet e me komoditet, sepse këtë e meritojnë çlirimtarët e Kosovës.

Kjo nuk është thjesht një veturë. Është një shenjë mirënjohjeje nga populli për njerëzit që sakrifikuan rininë dhe lirinë e tyre që ne sot ta gëzojmë tonën.

Sinqerisht e me zemër,

Labi, Kosovë e Shqipërisë.

Të ngjashme