Labinot Tahiri ndihmon komunitetin egjiptian në Gjakovë me 5000 kg miell e 100 pako ushqimore e higjienike

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e komuniteti egjiptian, Veton Berisha ka njoftuar se pas thirrjes që u ka bërë ambasadave për ndihmë të këtij komunitetit, i pari që u ka dalë në ndihmë është këngëtari Labinot Tahiri.

Berisha ka bërë të ditur se Tahiri ndihmoi familjet në lagjen “Ali Ibra-Kolonia” nga komuna e Gjakovës me miell, pako ushqimore dhe pako higjienike.

Ai u ka bërë thirrje Qeverisë, institucioneve komunale, ambasadave për të tejkaluar më lehtë pandeminë Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Pas kërkesës sime publike drejtuar ambasadave dhe organizatave vendore e ndërkombëtare për ndihmë komunitetit egjiptian, i pari që është shprehur i gatshëm të më dal në ndihmë ishte miku im i çmuar ish-kolegu deputet me fondacionin e tij z. Labinot Tahiri.

z.Tahiri sot gjatë ditës erdhi personalisht dhe ndihmoj gjithë familjet në lagjen “Ali Ibra-Kolonia” nga komuna e Gjakovës me miell, pako ushqimore dhe pako higjienike.

Në emër timin dhe në emër të komunitetit Egjiptian e falënderoj nga zemra Labin për këtë humanizëm të treguar ndaj nesh.

Me këtë rast bëjë thirrje edhe njëherë tek të gjithë, edhe te qeveria, institucionet komunale, ambasadat edhe të gjitha organizatat dhe individ nga vendi dhe diaspora që të ndihmoj komunitetin Egjiptian për të tejkaluar më lehtë pandeminë Covid-19.

Shih videon duke klikuar në mbi linkun e më poshtëm si dhe fotot e bashkangjitura.

https://www.youtube.com/watch…

Të ngjashme