Lady Gaga shfaqet në Oscars me qafore me gur gjigant diamanti me vlerë 30 milionë dollarë

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Lady Gaga ka kaluar natën me 30 milionë dollarë në qafë!

Ajo ka fituar një çmim Oscar për herë të parë në karrierën e saj dhe ka pasur një natë të mrekullueshëm duke bërë ndër performancat më të mira të mbrëmjes me aktorin Bradley Cooper.

E për këtë natë, ku Gaga ishte e nominuar edhe për çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor, ajo ka zgjedhur të mbajë në qafë një diamant gjigant.

Lady Gaga është shfaqur me një qafore të ‘Tiffany & CO.’, me një gur diamanti e cila ka vlerën e 30 milionë dollarëve.

Qaforja për herë të fundit është veshur në publik nga legjenda e filmave, Audrey Hepburn, e cila e kishte vënë qaforen në një event për promovimin e filmit ‘Breakfast at Tiffany’s’, në vitin e largët 1961.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme