Banorët e lagjes “Dardania”, në Prishtinë nuk janë duke u furnizuar me ujë të pijes që nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm.
Shkaktar i kësaj është prishja e një gypi të Ujësjellësit, në rrugën “Robert Doll”, në këtë lagje.
Banorët ankohen se nuk kanë qenë të njoftuar nëse sot është para parë ndonjë shkyçje e ujit të pijes apo prishje.
Arbërie Zogjani, nga kompania e Ujësjellësit Prishtina ka treguar për Insajderin, se uji është ndërprerë për shkak të prishjes së një gypi.
“Në rrugën “Robert Doll” na ka njoftuar policia se sot ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit edhe për këtë arsye është dashtë që të ndërpritet uji”, ka thënë Zogjani.
Ajo ka shtuar se “punëtorët janë në vend të ngjarjes duke punuar dhe nëse ka ndonjë komplikim ne do t’i njoftojmë qytetarët”.
Para disa dite edhe banorët e lagjes Emshir në Prishtinë janë ankuar për mungesë të ujit pasi që komuna e Prishtinës gjatë pastrimit të një përroske ka dëmtuar tubacionin e ujit të pijes.