Lajçak: Me Reekerin biseduam në detaje për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, u takua sot në Bruksel me ndihmës sekretarin e Shtetit Philip Reeker.

“Ne kemi konfirmuar partneritetin e ripërtërirë të fortë midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor,” shkruan diplomati sllovak në Twitter.

Ai shtoi se në takim me Reeker ka biseduar në “detaje” rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe janë shqyrtuar aktivitetet e mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme