Lajçak në vizitë dy ditore në Kosovë – do të takohet me liderët shtetëror

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor 2021.

Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, ai do të takohet me

Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministren e dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së.

Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer.

Ata së bashku do t’i drejtohen mediave të martën, 1 Qershor, në 10:45 në zyrën e BE-së, njofton klankosova.tv.

Të ngjashme