Lajçak paralajmëron takim ndërmjet Kurtit e Vuçiqit, mohon kërkesën për ndryshime kushtetuese

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 11:13 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar shumë shpejt takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.

Madje ai tha se arsyeja kryesore e vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit.

“Qëllimi parësor është përanditja e takimit të mes dy vendeve në Bruksel. Kemi pasur 4 takime në Kosovë që do të ndihmojnë për të shkojmë të përgatitur në Beograd”.

“Ky vit ka potencial të jetë vit i mirë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shpresojmë që dialogu të jetë shembu i mirë dhe të ketë progres në përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”.

Lajçak në konferencën për medie që ka mbajtur në Prishtinë së bashku me zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka mohuar të ketë thënë në Beograd se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet sa i përket bërjes së Asociacionit të Komunave Serbe.

Të ngjashme