Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot në Bruksel me Presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq.
Diplomati sllovak ka postuar një fotografi në Twitter ku ka njoftuar për takimin dhe diskutimin për zhvillimet në rajon..
“Shumë i knaqur të takojë Presidentin Gjukanoviq në Bruksel sot për të vazhduar diskutimin tonë të thellë rreth zhvillimeve në rajon dhe procesin e integrimit evropian të Mali të Zi”, ka shkruajtur Lajçak.
Që nga marrja e detyrës së Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak ka zhvilluar vetëm biseda telefonike me liderët e Kosovës dhe Serbisë.
Qeveria e Avdullah Hotit ka vendosur të heqë të gjitha masat e reciprocitetit karshi Serbisë për të mundësuar rifillimin e dialogut mes dy vendeve.
Heqjen e reciprocitetit e ka përshëndetur Emisari i BE-së duke thënë se vendimi i qeverisë dëshmon një përkushtim të qartë të Kosovës për t’u kthyer në tavolinën e dialogut pa vonesa