I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ka thënë kanë zhvilluar një takim intensiv dhe të hapur.
“Patëm një bisedë intensive, të vështirë, por edhe të hapur. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane për Serbinë”, tha Lajçaku pas takimit me presidentin e Serbisë dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, raporton N1.
Lajçaku shtoi se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është element kyç për stabilitet.
“Ne jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe perspektivës evropiane të rajonit. Ne vazhdojmë të punojmë”, tha Lajçaku.