Ministri në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq tha se serbët në Kosovë do të duhej të sillen ashtu si shqiptarët në vitet e ‘90-ta, raportojnë mediat e Beogradit.
Ai i tha TV Prva se serbët duhet t’i njoftojnë të gjitha organizatat ndërkombëtare për çdo gjë që u ndodhë, sidomos për sulmet që përjetojnë, ashtu siç vepronin shqiptarët gjatë viteve të ‘90-ta.
Sipas tij, incidenti i fundit në Kosovë, në të cilin një grup shqiptarësh hodhi gurë në autobusin me serbë në Istog, nuk ka lidhje me politikën, por me elemente të të drejtave dhe të sigurisë së njerëzve, që sulmohen për shkak të përkatësisë fetare.