Mario Corso, njëri prej lojtraëve kryesor i skuadrës së ‘Grande Inter’ të Helenio Herrera, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
“Mario Corso, një kampion i përjetshëm me klas të pafund, ka vdekur,” thuhet në njoftimin e Interit.
“Me këmbën e tij të majtë, ai bëri magji nëpër botë, e që shënoi një epokë. Të gjitha mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë te familja e tij në këtë kohë të vështirë”.
‘Mariolino’ kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur me Nerazzurrët, duke zhvilluar 509 ndeshje në mes të viteve 1957-1973.
Ai ishte krahu i majtë në ekipin legjendar të Herreras, duke fituar katër Serie A, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndër-Kontinentale.
Edhe pse ai zhvilloi vetëm 23 paraqitje për Italinë, duke mos i përfaqësuar ata në ndonjë turne të madh, ai u quajt nga tifozët si ‘Këmba e Majtë e Zotit’ për aftësinë e tij të goditjes së lirë dhe të kalimit.