Lajm jo fort i mirë për motin në Kosovë

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 08:39 | Nga

Nga pasditja e së mërkurës Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar ndryshim të kushteve meteorologjike.

Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme, duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.

Temperaturat do të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do të shënojnë edhe vlera zero. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme