Liverpooli është duke luajtur me Evertonin në kuadër të javës së pestë në Premier Ligë
‘Të Kuqtë’ janë duke fituar 1-0 pas një goli të bukur që e shënoi Sadio Mane në minutën e tretë, shkruan Reporteri.net
Por, vetëm pak minuta pas golit Liverpooli humbi lojtarin më të mirë të skuadrës, holandezin Van Dijk.
Van Dijk u lëndua keq gjatë një dueli me Pickfordin dhe kështu u detyrua që të largohet nga loja, duke u zëvendësuar me Joe Gomez.