Zbulimet e tyre, të botuara në gazetën FRONTIERS PSYCHOLOGY, tregojnë se sa ndryshe e kanë trurin ata që janë të dobët në matematikë dhe çfarë thotë kjo për shëndetin e tyre të përgjithshëm të aftësive njohëse.
Paaftësitë në matematikë ndodhin kur ka anomali të caktuara, për të mbështetur kujtesën procedurale. Hulumtuesit kanë identifikuar strukturat e trurit bazale ganglia dhe zonat në lobin frontal dhe hapësinor, të cilat mund të jenë përgjegjëse për pamundësinë që t’i procedojnë problemet e matematikës.
Hulumtuesit po e quajnë atë “hipoteza procedurale e deficitit” që mund të shpjegojë se ata që janë të dobët në matematikë, po ashtu kanë edhe probleme me kujtesën afatshkurtër, e cila shkakton që njerëzit të kenë vështirësi për t’i mbajtur në mend numrat.
Problemet me matematikë dhe dyslexia mund të ndërlidhen me problemet e aftësive njohëse, sepse mësimi varet nga sistemet procedurale dhe deklarative të kujtesës së trurit. Sistemi deklarativ është pjesë e trurit e cila përdoret kur mësojmë si të vozisim, që do të thotë se posedimi i ndonjë problemi në jetën e përditshme mund të shënojë majën në aftësitë e trurit.