Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer nuk do të ketë nevojë t’i nënshtrohet operimit.
Në një komunikatë, skuadra gjermane ka njoftuar se numri një i portës së tyre nuk ka nevojë të operoj këmbën e thyer, përcjell Indeksonline.
Megjithatë, Neuer do të humb pjesën e mbetur të sezonit, ku kanë mbetur pesë ndeshje të ligës dhe Bayerni është në gjysmëfinale të Kupës.