Ekonomia Online
FUNDIT

Lajme të këqija nga Brukseli për Serbinë, të mira për Kosovën, Vuçiq thërret urgjentisht mbledhje

Lajme të këqija nga Brukseli për Serbinë, të mira për Kosovën, Vuçiq thërret urgjentisht mbledhje

Një lajm i keq për Serbinë ka ardhur nga Brukseli, raportojnë mediat në Beograd. “Përkatësisht, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nesër do të paraqesë kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu Prishtina e shkeli përfundimisht, pas Brukselit, marrëveshjen e Uashingtonit”, raportojnë mediat serb. Po ashtu këto media, nën […]

Një lajm i keq për Serbinë ka ardhur nga Brukseli, raportojnë mediat në Beograd.

“Përkatësisht, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nesër do të paraqesë kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu Prishtina e shkeli përfundimisht, pas Brukselit, marrëveshjen e Uashingtonit”, raportojnë mediat serb.

Po ashtu këto media, nën siglën e lajmit urgjent, raportojnë se tash e tutje vetëm vendet që iu kanë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, mund të marrin pjesë në takimet ku do të diskutohet për politikën evropiane të sigurisë.

Sipas “Blic”, presidenti i Serbisë pritet të thërras urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, derisa takimi i Vuiqit me komisionerin Varhelji në Bruksel sapo ka filluar, përcjellë Demokracia.com.

Në Bruksel sonte pritet të mbahet darka joformale e liderëve të Ballkanit Perëndimor e shtruar nga shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell. Në këtë darkë, Kosova përfaqësohet nga shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla, pasi që Kurti dhe Osmani janë në vizitë në SHBA.

Të ngjashme