Lampard konfirmon bisedimet me klubin e madh nga Anglia

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 13:06 | Nga

Frank Lampard, legjenda e Chelseat është afër të bëhet menaxher i futbollit.

Lampard ishte i ftuar në emisionin e BT Sport (aty ku është analist) për ta analizuar finalen e madhe mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Nuk mungoi edhe pyetja për të ardhmen e ish-mesfushorit anglez. Ai e pranoi se është në bisedime me skuadrën e njohur nga Anglia, Derby County.

“Po jam në bisedime. Derby është një klub i madh dhe me histori. Unë e kam shprehur disa herë që dua të bëhet menaxher dhe kjo duket një mundësi e mirë”, ka thënë Lampard.

Derby është një klub i madh që këtë sezon e mbylli në pozitën e gjashtë në tabelën e Championshipit. Klubi anglez ka fituar dy herë titullin e Premierligës (1971 dhe 1975), katër herë titullin e Championship (1911, 1914, 1968 dhe 1986) dhe një herë FA Cup (1946).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme