Përfaqësuesja e Anglisë U21 ka liruar nga detyra e trajnerit Aidy Boothroyd pas dështimit në “Euro 2021” për të rinj.
Federata e Futbollit e Anglisë ka bërë të ditur se Boothroyd nuk do të jetë më pjesë e të rinjve.
Sipas mediave angleze, krerët e Federatës angleze janë duke e shqyrtuar mundësinë që postin e trajnerit t’ia ofrojnë Frank Lampardit.
Ish-mesfushori anglez aktualisht është i papunë pas largimit nga Chelsea.
Për Lapmardin interesim ka shprehur edhe Crystal Palace.