Lamtumirë Armela e Diamant (Video)

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 20:39 | Nga

Diamant Zabërgja do të vinte në Kosovë javën tjetër për të festuar ditëlindjen e 21 bashkë me familjarët. Ai erdhi në vendlindje një javë më herët, por jo siç e kishte planifikuar.

Mbrëmja e së premtes ishte e kobshme për familjen e tij dhe 9 personave të tjerë që u vranë në Munhi nga një 19 vjeçar gjermano-iranian.

Dhembje e madhe ka kapluar familjen Zabërgja, që të martën po e përcjellin për në banesën e fundit djalin e vetëm.

Babai i Daimantit më i fortë se kurrë u jep gajret familjarëve të tjerë. Familjarët falënderuan të gjithë ata që ishin pranë tyre në këto ditë të vështira.

Lotët nuk mund t’i ndalin motrat e Diamantit që do ta lënë atë përgjithmonë në Kosovë edhe flamuri që u mbulua arkivoli iu dorëzua motrës së madhe të tij.

Pjesë e ceremonisë mortore ishin edhe përfaqësues institucional dhe numër i madh i qytetarëve nga i gjithë vendi.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me bashkëpunëtore dhe ai i Mitrovicës Agim Bahtiri ishin pjesë e varrimit. Aty ishin edhe anëtarë të AAK-së.

Lamtumira e fundit iu dha edhe Armela Segashi nga Podujeva. Aremela 14 vjeçare do të përfundonte klasën e tetë, ajo u vra bashkë me shoqen e saj Sabina Sula.

Të dy familjet nderuan njëra tjetrën me pjesëmarrje në varrim. Vëllai i Armels që motrën e kujton veç për të mirë, sot nuk e tha as një fjalë, lotët flisnin për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme