Henrikh Mkhitaryan mund të largohet nga Manchester United në janar
Aventura e Henrikh Mkhitaryan në skuadrën e Manchester Unitedit mund të përfundoj para kohe.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Jose Mourinho është i gatshëm ta shes sulmuesin nga Armenia qysh në janar.
Mkhitaryan ka dështuar të zërë vend në formacionin e portugezit, dhe ka përfunduar në bankën rezervë.
Ai u transferua gjatë verës në Old Traffrod nga Borussia Dortmund për 35 milionë funte.