Lamtumirë Ribery?

AFP_SH5BD
Prishtinë | 06 Pri 2018 | 09:00 | Nga

Ribery mund t’i bashkohet klubit Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

Franck Ribery po luan sezonin e fundit me fanellën e Bayern Munich. Sipas të përditshmes sportive “Sport”, anësori francez do të transferohet në Arabinë Saudite te klubi Al-Ittihad, transmeton Gazeta Express.

35 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe Bayern Munich nuk po mendon t’ia vazhdojë – do të largohet si lojtar i lirë.

Ribery është pjesë e Bayernit që nga viti 2007, ku ka bërë 380 paraqitje, duke shënuar 117 gola në të gjitha garat.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme