Lana Del Rey anulon hapjen e festivalit në Izrael

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 15:57 | Nga

Këngëtarja Lana Del Rey e ka anuluar paraqitjen e saj në Festivalin e Meteorit në Izrael.

“Është e rëndësishme për mua që të performoj në Palestinë dhe Izrael si dhe të trajtojë të gjithë adhuruesit e mi në mënyrë të barabartë, prandaj unë e shtyj paraqitjen time në Festivalin e Meteorit”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Lana do ta hapte festivalin, i cili do të mbahej në rajonin e epërm të Galilesë në Izrael nga 6 deri më 8 shtator. Ky festival pritet të ketë rreth 15 mijë pjesëmarrës, transmeton Klan Kosova.

Një burim ka treguar se Del Rey tashmë ishte paguar për performancën, duke marrë një tarifë prej 700 mijë dollarësh. Organizatorët thuhet se janë ndjerë keq për anulimin në minutën e fundit nga këngëtarja. Megjithëse ajo paratë do t’i kthejë, ndërsa shumica e biletave për këtë festival tashmë janë shitur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme