Lana Del Rey është shprehur se mosmarrëveshja e saj për të drejtat e autorit me Radiohead ka mbaruar.
Më parë këtë vit, Del Rey tha se grupi britanik po e padiste atë lidhur me ngjashmëritë midis këngës së saj Get Free dhe hitit të tyre Creep.
Sipas saj Radiohead refuzoi ofertën e saj për të pranuar vetëm 40% të së drejtës mbi publikimin e knëgës duke i kërkuar 100%.
Publikuesit e këngës mohuan se kishin ndërmarrë veprime ligjore, por konfirmuan se kishin kërkuar që emri i tyre ti shtohej këngës.
Këngëtarja konfirmoi se mosmarrëveshja ishte zgjidhur gjatë festivalit Lollapalooza në Sao Paolo, Brazil në fundjavë.
“Tani që çështja ime ligjore ka mbaruar, une mendoj se mund ta këndoj atë sa herë që të dua apo jo?”-i tha Del Rey fansave.