Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Zyra e BE-së kanë lansuar aplikacionin mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës.
Aty i pari i dikasterit të Mjedisit, Fatmir Matoshi tha se tani më falë këtij aplikacioni qytetarët e Kosovës do mund të kenë qasje në 12 stacione për tu njoftuar mbi cilësinë e ajrit, raporton Ekonomia Online.
“Me përkrahjen e komisionit evropian sot po lansojmë aplikacionin përmes tij do paraqiten të dhënat për cilësinë e ajrit. Ky aplikacion do ofrojë informata mbi nivelin e ajrit”.
“Falë këtij aplikacioni nga sot e tutje cilësia e ajrit në 12 stacione tona do jetë dukshëm e vërejrshme aplikacioni do përmban edhe të dhëna të tjera. Ky është një hap më shumë në kuadër të angazhimeve tona për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Kosovë”.
Madje një hap tjetër për ambientin do jetë edhe një fushatë semsibilizuese me UNDP-më mbi rëndësinë e ruajtjes së ambientit.
“Pas bashkëpunimit të mirë që kemi me MCC-në për të monitoruar cilësinë e ajrit dhe bisedave që i kemi me UNDP-në për të filluar një fushatë sensibilizuese për ajrin. Edhe me qeverinë japoneze po punojmë ngushtë. Tani më qytetarët vetëm me një kyçje do kenë qasje në 12 stacionet tona”.
Ndërsa Luigj Brusa nga Zyra e BE-së tha se tani të gjithë mund të shohin se çfarë ajri thithin njerëzit në Kosovë.
“Se sot do këtë një hap me të dhëna të reja që do jetë i qasshëm për të gjithë ku të gjithë mund të shohim se çka po ndodhë dhe çfarë lloj ajri po e thithim në mënyrë që të shohim kualitetin e ajrit”.
“Natyrisht që tani është me rëndësi që qeveria të ndërmarrë masa që ta përmirësojmë kualitetin e ajrit në mënyrë që ti eliminojnë burimet e ndotjes”.
Sipas tij, BE-ja do të investojë edhe në ndërrimin e filtrave të Kosovës B, projekt ky i cili pritet të kap shifrën e 8 milionë eurosh.
“Në kuadër të cilësisë së ajrit BE po vjen edhe me një investim tjetër në Kosovë, atë të ndërrimit të filtrave të Kosovës B, projekt ky i cili pritet të kap shifrën e 8 milionë eurosh”.
“Jemi të lumtur për këtë dhe shumë shpejt edhe në Kosovën B do ndërmerren hapa për ndërrimi e filtrave. Po investojmë 8 milion euro në përmirësimin e kualitetit të ajrit në Kosovën B dhe po i japim përkrahje edhe Termokosit në mënyrë që të reduktohet shfrytëzimi i qymyrit në Prishtinë”.
“Janë 8 stacione që janë të lidhur dhe shpresoj që të gjithë njerëzit në Kosovë do të kenë benefite nga ky investim”.
Shkumbin Shala, nga Instituti Meteorologjik i Kosovës, prezantoi formën e përdorimit të aplikacionit i cili do jepet në dy forma atë në Android dhe IOS.
“Aplikacionin mund ta gjeni në dy forma përmes ANDORID dhe ISO. Ju fillimisht mund të zgjedhin edhe gjuhën pastaj stacionet e monitorimit të cilësisë së ajrit e cila shihet me ngjyra. Në formë trafikoni qytetarët do kenë njohuri se çka ka ndodhur me ajrin 6 ditët e kaluara”.