Lansohet Indeksi Komunal i Konkurrueshmerisë, synohet matja e kualitetit të qeverisjes lokale

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 12:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Instituti Riinvest kanë lanësuar  zyrtarisht projektin “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë – MCI”.

Ky projekt si qëllim kryesor ka portretizimin e klimës së biznesit në nivel lokal, dhe matjen e kualitetit të qeverisjes lokale, si faktor i rëndësishëm në potencialin ekonomik të Kosovës.

Alban Hashani, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest, tha se Indeksi do t’i ndihmojë komunat të identifikojnë fushat për përmirësim rritja e investimeve, punësimi, performanca e ndërmarrjeve dhe rritja ekonomike.

“Indeksi i konkurrushmërisë të komunave do të ankorohet në nivelet më të rëndësishme të politikëbërjes së informuar në Kosovë. Hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës besojmë fuqishëm se do të ndikojnë në përmirësimin fillimisht të informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të mjedisit biznesor, nëpër komuna i njëjti gjithashtu do të paraqesë një burim të rëndësishëm të të dhënave për të dizajnuar politikat publike për faktin se Indeksi i Konkurrueshmërisë së Kosovës përfshinë të gjitha komunat e Kosovës ai do të mundësojë që në mënyrë krahasimtare të analizojë mjedisin biznesor nëpër komuna, si dhe të nxisë konkurrencës ndërmjet për të bërë shumë më shumë për aspekte të ndryshme të mjedisit biznesor dhe përmirësimin e tyre”.

Lidhur me projektin, James Hope, Drejtor i USAID, tha se Indeksi i konkurrencës komunale (MCI) ofron një portret të thellë të nivelit lokal të Kosovës klimën e biznesit dhe mat nivelin e qeverisjes lokale si një faktor i rëndësishëm në mundësimin Potencialin ekonomik të Kosovës.

“Indeksi i konkurreshmërisë është ai shkopi matës i cili tregon përparimin e arritur në përmirësimin e shërbimeve dhe në përmirësimin e mjedisit afarist. Dhe një gjë tjetër me rëndësi është sepse i përfshinë që të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe e përfshinë në vete fjalën konkurrueshmëri për shkak se nxit një garë në konkurrencë në mes të gjitha komunave të cilat garojnë mes vete për tu ranguar më mirë, kjo mund të jetë një vegël e vlefshme për komunat për t’i këmbyer në mes vete praktikat më të mirë dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen komunat”, tha ai.

 

Të ngjashme