Përdoruesit e Windows 10 janë paralajmëruar të jenë në gatishmëri për një softuer qëllimkeq, i cili mund të ngadalësojë kompjuterët e tyre ngase është i padukshëm për ta.
Softueri, siç transmeton albinfo, u zbulua nga disa njohës të teknologjisë, të cilët kuptuan se virusi mund të ngadalësojë burimet e CPU deri në 80 për qind.
Softueri i quajtur FileTour ka aftësinë të vjedhë fuqinë e përpunimit, në mënyrë që të punojë për kripto-valuta.
Virusi, i cili është krijuar nga hakerët rusë krijon një proces në Windows që lanson shfletuesin e Google Chrome në një mënyrë që është e padukshme për viktimën.
Më pas, hakeri vjedh deri në 80 për qind të fuqisë përpunuese për Monero, rival i Bitcoinit.