Lansohet projekti i Gent Cakajt “Ambasada ime”

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri është lansuar pltaforma dixhitale “Ambasada ime”, projekt i inicuar nga Ministri në detyre për Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Vetë Cakaj pati paralajmëruar se do të hyjë në funksion kjo pltaformë, e cila sipas tij funksione të rëndësishme në përpjekje për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimit të komunikimit publik në përgjithësi.

Ministri në detyrë përmes një shkrimi në Facebook tha se ky aplikacion ka vlerë të trefishtë.

“Së pari, ai ofron informacion të plotë mbi strukturën e mbulimit diplomatik dhe konsullor të Shqipërisë për çdo kënd të botë. Aplikacioni paraqet informacionet e domosdoshme për shtetasit shqiptarë pavarësisht se në cilin cep të globit qëndrojnë apo vizitojnë, duke mundësuar asistencën e shtetit në rast nevoje në kohë reale. Pra, “Ambasada Ime” nuk ofron vetëm një sistem pasiv informativ por mundëson edhe komunikimin aktiv të njësive diplomatike e konsullore me shtetasit shqiptarë në çdo rrethanë. Së dyti, ai mundëson një qasje të drejtpërdrejtë në procedurat e automatizura të shërbimeve konsullore online – nga aplikimi për asistencë për shtetasit e humbur shqiptarë, aplikimi për fitim, rifitim apo lënie shtetësie, aplikimi për pasaportë apo kartë identiteti, leje kalimi a dokumente civile etj. – sipas produkteve që ofron Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Së treti, ai paraqet gjithë veprimtarinë e përfaqësive diplomatike dhe qendrave konsullore të Shqipërisë jo vetëm si kusht i domosdoshëm i transparencës, por edhe si kusht i nevojshëm i komunikimit publik. “Ambasada Ime” ofron mundësinë e parashtrimit të pyetjeve, adresimit të ankesave dhe shpalosjes së ideve në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë. Pra, bën të mundur një sistem tërësisht dinamik komunikimi midis mekanizmave diplomatikë e konsullorë të shtetasve shqiptarë kudo në botë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme