Për nder të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë, nesër në qarkullim postar do të vihet emisioni i pullës postare me titull “10-vjetori i Pavarësisë”, raporton Ekonomia Online.
Kjo pullë postare në imazhin e saj mbartë kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me simbolet e tjera shtetërore.
Drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se posta vazhdimisht përmes pullave postare ka synuar promovimin e ngjarjeve të rëndësishme të Kosovës.
Hoxha për vitin 2018 ka paralajmëruar shërbime të reja të cilat sipas tij do të lehtësojnë jetën e qytetarëve.
Sa i përket filatelisë, Hoxha tha se janë të kënaqur me punën e deri tanishme duke pas parasysh që kanë marrë çmime të shumta edhe përkundër faktit se nuk ka kaluar shumë kohë prej themelimit të saj.