Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka deklaruar se është e papranueshme që Kosova të mbetët pa ambasadorë në 12 shtete të botës, raporton Ekonomia Online.
Kadriaj tha se largimi i tyre e dëmton pozitën e Kosovës në ato shtete.
“Vendimi i ministres së Punëve të Jashtme është i papjekur politikisht që do të ketë ndikim negativ për politikën e Jashtme. Kam kërkuar që në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Diasporë, ministrja të raportoj për ‘fshesën’. Është e papranueshme që në 12 vende Kosova të mbetet pa ambasadorë. Largimi i tyre e dëmton pozitën e saj dhe dëmton partneritetin me ato shtete. Po e dëmtojmë subjektivitetin me largimin e ambasadorëve”, u shpreh Kadriaj.
“Të largohen pa paralajmërim ambasadorët që janë me familje e fëmijë është e paprecedent. Kjo është detyra e vetme që njeh Qeveria Kurti”.