Larja e flokëve në mëngjes apo në mbrëmje?

Prishtinë | 27 Jan 2023 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Nuk është njësoj, dallimi është i madh.

Ekspertët zbulojnë se si ndikon në flokë larja para se të shkoni në gjumë dhe cili është dallimi në raport me larjen në mëngjes. Tregojnë edhe në çka duhet të kihet kujdes që flokët të duken të bukura dhe të bujshme.

Nëse i lani flokët para se të shkoni në gjumë, mbase keni vërejtur që në mëngjes duken më të yndyrshme. Ekspertët thonë se si pikërisht nuk janë më të yndyrta por vetëm duken ashtu.

Fjala është për atë që gjatë gjumit flokët janë të shtypura në jastëk, dhe meqë akoma janë pak të njomura, do të rrafshohen më shumë se sa do t’i kishit tharë me tharëse. Pikërisht i mungon vëllimi, andaj duken të yndyrshme.

Edhe një arsye përse është më mirë t’i lani flokët drejtpërdrejt para se të shkoni në gjumë. Qimet e njomura janë më të ndjeshme se atë të thatat, meqë gjatë natës do të fërkohen për jastëk dhe do të ngatërrohen, shansi më i madh është që të pëlcasin në majë.

Megjithatë, nëse dëshironi të hiqni dorë nga kënaqësia dhe keni shprehi t’i lani flokët para se të shkoni në gjumë, atëherë kujdesuni për disa gjëra:

– Përdorni shampo të butë.

– Shmangni re-gjeneratorët e rëndë.

– Krihni butësisht pas larjes.

– Qitni në flokë diçka për ngritje të vëllimit.

– Flini në jastëk sateni apo mëndafshi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme