Vizitat në teren kryetari i komunës, Smajl Latifi i ka vazhduar duke vizituar dy Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF), atë në fshatin Krushë të Madhe dhe në Ratkoc, ku ka vlerësuar zgjatjen e orarit të punës, në ndërrimin e dytë deri në orën 21:00.
Latifi, ka thënë se ia ka vlejtur zgjatja e orarit të punës (ndërrimi i dytë) deri në orën 21:00, në dy QMF: Krushë e Madhe dhe Ratkoc.
“Për këtë arsye sonte jam këtu dhe nga afër pashë se si punohet nga mjekja Kaltrina Hoti dhe infermierët në QMF në Ratkoc, të cilët ishin në shërbim të pacientëve. Vazhdojmë t’ju rrijmë përballë zotimeve tona publike”, ka thënë Latifi.