Latifi ka zhgënjyer në klubin e tij hungarez

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 09:26 | Nga

U transferua si përforcim i madh para fillimit të këtij edicioni, por Liridon Latifi pritet të largohet nga Puskas Akademia në verë me kërkesën e trajnerit të klubit nga Hungaria.

Mediumet hungareze kanë raportuar të martën se trajneri Attila Pinter ka kushtëzuar qëndrimin e tij në klub me largimin e Latifit. Pinter nuk është i kënaqur me atë çfarë ka treguar futbollisti 24-vjeçar nga Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.

Ai në Kosovë kishte luajtur për Flamurtarin e Prishtinën, kurse në Shqipëri fitoi dy tituj kampioni me Skënderbeun. Te skuadra hungareze u transferua me bujë të madhe dhe për një milion euro dëmshpërblim. Firmosi kontratë deri në verën e vitit 2021.

“Është e pashpjegueshme se si ai bën shumë gabime, aq shumë që nuk mund të bëhen në një ndeshje. Ne kemi probleme me të dhe unë nuk do ta ndryshoj qëndrimin tim: ose ai, ose unë do të largohem nga ekipi në fund të edicionit”, është shprehur Pinter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme