Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur takim e tretë me punonjësit e administratës, nga të cilët ka kërkuar respektimin e orarit të punës, vendimeve dhe urdhëresave që nxirren nga ai.
Në fillim të takimit kryetari Latifi tha se kanë kaluar tre muaj nga takimi i fundit ashtu siç ju kam premtuar takime të ngjashme do të mbajmë çdo tre muaj. Ju njoftoj se nga takimi i fundit bazuar në sistemin për vijueshmërinë e punëtorëve në punë, ka pasur progres në respektimin e orarit të punës. Ashtu siç kam thënë edhe në takimet tjera, unë jam për respektimin e orarit të punës, në mënyrë që të mos vijë deri te dhënia e vërejtjeve apo edhe heqja e mëditjeve për mos respektimin e orarit të punës.
Kryetari tha gjithashtu se kompromis për punëtorët të cilët bien ndesh me ligjin dhe mos respektimin e orarit të punës nuk do të ketë dhe se do të marr masa, për çfarëdo shkelje eventuale konform ligjeve në fuqi.
Tutje kryetari Latifi, u tha punonjëseve se puna juaj pozitive ashtu edhe negative vlerësohet nga OJQ dhe organizata të shumta qeveritare dhe jo qeveritare, por për punën pozitive ne marrim grandeve të ndryshme, grande këto që ne pastaj i kthejmë tek qytetaret përmes projekteve të ndryshme.