Në sallën e mbledhjeve të kuvendit të komunës së Rahovecit, shtabi i batalionit të dytë ka mbajtur sot konferencën specifikuese për organizimin e ushtrimit fushor që do të mbahet në Qershor të këtij viti. Kjo konferencë është udhëhequr nga nënkolonel Astrit Haliti, Komandant i batalionit të dytë, në konferencë të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës Smajl Latifi, Osman Ismajli komandant i Policisë së Kosovës në Rahovec, ushtarët e batalionit të dytë, Hasan Perboqi Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pjesëtarë të zjarrfikëseve, Jusuf Korenica drejtor i QKMF-së “Fahredin Hoti” si dhe zyrtar të kryqit të kuq.
Qëllimi i kësaj konference është koordinimi i aktiviteteve për organizimin të mirëfilltë të ushtrimit fushor Ujku 02/19, që do të mbahet në muajin Qershor 2019 në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së komunës së Rahovecit duke përfshira Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe agjencioneve të tjera. Një ushtrim i tillë do të mbahet për herë të parë në komunën e Rahovecit, për këtë kryetari i komunës, Smajl Latifi ka ofruar mbështetjen të plotë që ky ushtrim të jetë sa më suksesshëm. Konferenca është udhëhequr nga major Ali Haxhimustafa, zëvendës komandant i batalionit të dytë dhe drejtor i ushtrimit.
Në muajt në vazhdim, prill dhe maj do të organizohen konferencat tjera për planifikimin përfundimtar dhe caktimin e ngjarjeve dhe lokacioneve kryesore që do të ndodhin gjatë këtij ushtrimi. Ushtarët dhe stafi i batalionit të dytë janë të kënaqur me mbështetjen e kryetarit dhe agjencioneve pjesëmarrëseve në konferencës.