Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.
Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja në oborrin e komunës me automjete private, që janë me tabela të huaja.
Kurse pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja, lejohet nga data 15 korrik 2019 deri me datë, 15 gusht 2019.
Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të vendimit.
Bazuar në pikën 4 të vendimit për zbatimin e do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës.
Pika 5 thotë se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Pika e fundit, pika 6 e thotë se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.