Gjatë ditës së hënë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim kryetarët e këshillave të lagjeve dhe fshatrave, më të cilin është biseduar lidhur me bashkëpunimin dhe investimet për vitin 2018.
Kryetari Latifi, ka dëgjuar kërkesat e kryetarëve të këshillave të lagjeve dhe fshatrave të cilët ishin të pranishëm në takim, kërkesa këto që kryesisht kishin të bënin me ato në infrastrukturë, rrugë, kanalizim, ujësjellës. Ai ka shprehur zotimin e tij se do të shqyrtoj secilën kërkesë e cila i drejtohet zyrës së Kryetarit dhe më pastaj do të mundohemi që tu bëjmë zgjidhje, kërkesave tuja duke u bazuar edhe në mundësit që ka Komuna.
Në vazhdim të takimit Kryetari Latifi, gjithashtu ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të Kryetarit të Komunës dhe kryetarëve të lagjeve dhe fshatrave të jetë në nivelin e mirë, në mënyrë që të mos ketë asnjë pakënaqësi apo diçka tjetër që të pengohen projekte të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2018.