Latifi uron qytetarët për festën e Vitit të Ri

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes një komunikate ka uruar qytetarët e komunës së Rahovecit për festën e Vitit të Ri.

Komunikata e plotë:

Të dashur qytetarë të komunës së Rahovecit, të dashur miq dhe bashkëpunëtorë. Prapa po lëmë një vit të mbushur plot me punë, suksese, të arritura, sfida, projekte të realizuara, plot të tjera të nisura, e që presim t’i kompletojmë dhe përmbushim vitin që po vjen. 

Ka qenë një vit i frytshëm, vit që na ka përmbushur shpirtërisht por shpesh edhe sfidues, me ditë të vështira por që na dhanë forcë e na kalitën në vazhdimësi për të tjera më të rënda. 

Si kryetar i komunës, me përgjegjësi të plotë kam qenë afër kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të të gjitha vendbanimeve dhe me mundësitë e mia ndoshta jo të mjaftueshme, u kam qëndruar afër dhe jemi munduar bashkërisht si staf të jemi në shërbim të të gjithëve pa dallim. 

Jam i bindur që ka patur, ka dhe do të ketë hatërmbetje por besoj që me ardhjen e vitit të ri, vijnë dhe ditë të reja e mundësi të reja, që do të na çojnë së bashku në një arritje dhe sukses edhe më të madh, i cili do të jetë padyshim sukses yni i përbashkët. 

Viti i Ri po afron duke na dhënë një mundësi të re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja të cilat janë gjithmonë të mirëpritura nga të gjithë.  Uroj të keni së pari shëndetin dhe motivin për të ecur para, nga ky motiv të punojmë shumë duke vënë të mirën e përgjithshme para të mirës vetanake! 

Uroj të keni ditë dhe arsye për të festuar, e pastaj të mbusheni energji për të përballuar një të nesërme që ndoshta s’do të jetë po kaq e ndritshme sa sot! 

Uroj që të mos mjaftohemi më një të arritur, por të mundohemi fort që pas të lëmë vepra që do t’i pasojnë njëra-tjetrës! 

Uroj që të mundemi dhe të duam, kështu t’i vëmë para vetes qëllimet dhe synimet për të arritur në cakun e dëshiruar! 

Të ngjashme