Situata që përjetuar dy klubet kosovare Drita dhe Prishtina, në garat evropianë, janë mësim i vështirë që duhet mësuar për të ardhmen ka vlerësuar gazetari sportiv Driton Latifi.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se për këtë gjë një pjesë të fajit e kanë edhe vetë klubet, pasi nuk kanë arritur të kontrollojnë lojtarët e tyre.
Drita ka humbur ndeshjen me rezultat zyrtarë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve 3:0, pasi UEFA nuk kishte pranuar që ndeshja me kundërshtarin Linfielid nga Irlanda Veriore nuk ishte shtyrë për tri ditë, pasi autoritetet e Zvicrës kishin kërkuar karantinim për 10 ditë për futbollistët e kampionit të Kosovës.
Fati i njëjtë e përcolli edhe skuadrën e Prishtinës, në kuadër të kualifikimeve për Evropa Ligë. Klubi nga kryeqyteti dështoi të zhvillojë ndeshjen ndaj kundërshtarin nga Gjibraltari klubit Lincoln.
Kjo për faktin se dy herë futbollistët e skuadrës nga kryeqyteti rezultuan pozitiv me COVID-19.
“Janë dy faktor të rëndësishëm që kanë ndikuar në këtë situatë. Kemi pasur një valë të përhapjes së virusit në vend dhe e kundërta e saj dhe më e rëndësishmja e kësaj është se klubet bashkë më lojtarët e tyre nuk kanë qenë në nivelin e kujdesit për situatat të cilat i kanë kaluar. Vërtet është dëm të humbasësh një lojë pa luajtur fare”, është shprehur Latifi
Ai vlerësoi se vendimet e UEFA-së, që klubet kosovare të humbin ndeshjet në tavolinë kanë qenë të pritshme.
“Parimisht, vendimet kanë qenë të pritura, derisa klubet është dashur të jenë më sy qelë ndaj lojtarëve të tyre dhe të kërkojnë më shumë përgjegjësi, pasi edhe nga deklarimet e tyre kemi parë që ka pasur raste kur lojtarët kanë qenë prezent në lokale e hapësira publike ku konsiderohet se transmetimi i virusit është më i madh”, ka thënë Latifi.
Sipas gazetarin sportiv, kjo situatë nuk ka lënë përshtypje të mirë në arenën ndërkombëtarë, dhe se klubet kosovare duhet të investojnë më shumë në organizmin e klubeve.
“Klubet po investojnë pak që të kenë nivelin më të mirë të organizmit, kontrollit të mbikëqyrjes së përgjithshme të klubit dhe ekipit të parë”.
“Nuk kanë lënë përshtypjen më të mirë, por kjo është një mësim që është i shtrenjtë por që klubet tona duhet ta kenë parasysh për të ardhmen”, ka thënë Latfi.
Dy klubet kosovare kanë paralajmëruar ankesa në instancat në gjykatën e arbitrazhit sportiv, por sipas Latfit është vështirë të ketë ndonjë vendim ndryshe për fatin e këtyre dy ndeshjeve.
“Dy klubet janë interesuar dhe kanë bë përgatitjen në aspektin ligjor për tu ankuar, por nuk shohë shumë hapësirë për vendim ndryshe, qoftë nga niveli i brendshëm i UEFA-së apo deri të niveli i KASI-it apo gjygjit arbitar sporti siç njihet. Ato çfarë klubet tona po kërkojnë është se si në rastin e Zvicrës apo Gjibraltarit , është që të merret parasysh që ndeshja është anuluar me insistim të autoriteteve vendore”.
“Zvicra vërtete ka rastin më striktë të kësaj situate, ndërsa të Gjibraltari përkundër faktit që ekipi i Prishtinës ka marrë se ndeshja është anuluar nga autoritetet vendore, Prishtina nuk ka mundur të plotësojë kushtin që të ketë 13 lojtarë për zhvillimin e ndeshjes. Parimisht nuk besoj sepse janë raste që i kanë trajtuar më shumë seriozitet strukturat dhe komitetet e UEFA-së.”, ka thënë ai.
Ekipi i vetëm kosovarë që ka arritur së paku të zhvillojë ndeshjet kualifikues për garat evropiane, është Gjilani, e cila është eliminuar pas humbje nga skundra Apoel me rezultat 2:0.