Kryetari i komunës, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, kanë vizituar disa nga projektet që janë duke u realizuar nëpër vendbanime të ndryshme të komunës.
Projektet të cilat i kanë vizituar janë: Rregullimi i varrezave të dëshmorëve në fshatin Nagac, Ndërtimi i rrugës Krushë e Madhe-Randobravë, Ndërtimi i kanalit të Kullimit në fshatin Xërxë, Kompleksi i Dëshmorëve në Gradish, Ndërtimi i Tregut të rrushit në Rahovec, Ndërtimi i Shtegut të Ecjes drejt “Maja e Shkodranit” dhe projektin për Mbjelljen e drunjëve dekorativ në fshatin Drenoc.