Filozofi Blerim Latifi ka reaguar ndaj deklaratave se xhamia e djegur në Verboc të Drenasit është ndërtuar në vitin 1588.
Latifi, ish-këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, e quajti “rrenë e kulluar” dhe të falsifikuar.
Sipas tij, deri në shekullin 20, numri i xhamive në Drenicë është numëruar në gishta të dorës.
Sic tha ai, njerëzit mundeni me i gënjye por jo edhe me falsifiku historinë.
Postimi i plotë:
Kjo që po thuhet se xhamia në Verboc të Drenasit është e ndërtuar në vitin 1588, është një rrenë e kulluar. Është datë e falsifikuar. Faktet historike dëshmojnë se në Drenicë nuk ka pasur popullatë muslimane para vitit 1700.
Kur ushtria austriake u largua nga Kosova në vitin 1690, Mahmut Pashë Begolli i Pejës, i cili kishte luftuar kundër austriakëve, u shpërblye nga Sulltani me pushtetin mbi pothuajse krejt territorin e Kosovës.
Drenica u bë çiflik i tij. Ai imponoi një politikë të rreptë fetare, e cila rezultoi me procesin e islamizimit të popullatës të Drenicës. Për më shumë se një shekull kjo popullatë praktikoi laramanizmin fetar, që do të thotë se në shtëpi praktikonin ritet e krishtera, ndërsa në publik ato muslimane.
Deri në shekullin e 20 numri i xhamive në Drenicë është numëru me gishtat e një dore. Këto xhami nuk janë më të vjetra se gjysma e dytë e shekullit 19. Edhe xhamia e Vërbocit i takon po këtij shekulli.
Njerëzit mundeni me i rrejt me propagandë, por historinë s’mundeni me falsifiku kurrë.