Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë që shqiptarët nuk e kanë aktualisht forcën për ta realizuar bashkimin kombëtar.
“Tezat për ndryshim territoresh, kufijsh, skicat e të tjera kanë qarkulluar edhe për Kosovën. Ju e dini para pak kohës ishte aktivizuar nëpërmjet Vuçiqit, Thaçit dhe Edi Ramës për shkëmbim territoresh ose për ndarjen e Kosovës, ose njëfarë rikonfigurimi për të arritur një marrëveshje përfundimtare finale, dhe unë kam qenë kundër një teze kundër interesit shtetëror të Kosovës, por edhe kundër atyre kombëtare shqiptare.”
“Sepse në momentin e tanishëm, në kontekstin dhe raportin e forcave që ekzistojnë e kam parasysh raportin e fuqive ndërkombëtare, as ne, as Shqipëria, as Kosova, por edhe në përgjithësi shqiptarët në rajon nuk janë aq të fuqishëm sa të realizojnë këtë projekt madhor që ekziston që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.
Sipas Laukës, është shumë e rëndësishme që shqiptarët t’i njohin arritjet e tyre që nga fundi i Luftës së Ftohtë, mes tyre edhe pavarësinë e Kosovës.
“Për mua, shqiptarët janë në fazën kur duhet të përtypin mirë ato arritje që kanë siguruar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.
“Është Kosova e pavarur, disa këtu nuk e dine akoma që këtu është e pavarur”.
Përderisa kemi udhëheqës shteti këtu që e vënë në pikëpyetje statusin e Kosovës, do të thotë që ata s’e kuptojnë hiç se çka ka ndodhë”.
Sipas Laukës, ndryshimi i kufijve në Ballkan sjell lëvizje popullsish e që më pas rrjedha e ngjarjeve do të merrte përmasa tragjike.
“Ndryshimi i kufijve në Ballkan, historikisht të paktnë, ka treguar që sjell më vete lëvizje të popullsive, lëvizjet e popullsisë e dimë se çfarë pasojash tragjike sjellin më vete”.
“Edhe Amerika, edhe Bashkimi Evropian, të paktën këta që janë aleatë tanë kanë synuar mbylljen e konflikteve dhe ndërtimin e shoqërive jo monoetnike por shumetnike dhe Kosova vetë është një shembull i ndërtimit të një shoqërie të tillë.
“Në qoftë se ju kujtohet, parimi bazë që njihet edhe si i Ibadintrit, është njohja e kufijve republikanë të ish-Jugosllavisë”