Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Qëndrimi i Kurtit për bashkimin kombëtar është realist

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës së djeshme në Lezhë, tha se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon bashkimin me Shqipërinë.

Këtë deklaratë të Kurtit, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, e quan si të përgjegjshme.

“I kam ndjekur këto zhvillime. E vlerësoj deklaratën e djeshme të Kurtit si të përgjegjshme, deklaratë të një burrështetasi, pasi dihet që Kurti flet nga pozitat e një udhëheqësi, që ka fituar pothuajse gjysmën e votave të elektoratit. Ajo që ai trajtoi, më duket se është nisje nga realiteti dhe nga konteksti historik dhe politik i Kosovës”, tha Lauka në Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme