Laura Fazliu e pesta në Grand Slamin e Hungarisë

Prishtinë | 12 Sht 2026 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare Laura Fazliu është renditur e pesta në Grand Slamin e Hungarisë, një nga garat më të forta të xhudos, e cila vlen për pikë olimpike në rrugën drejt Lojërave Olimpike “Los Angeles 2028”.

Fazliu e përfundoi garimin në kategorinë deri në 63 kilogramë në vendin e pestë, duke fituar 360 pikë olimpike.

Në mesin e xhudistëve kosovarë u dallua edhe Dardan Cena, i cili regjistroi dy fitore, para se të ndalej në raundin e tretë të garës.

Ndërkohë, medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, mungoi në këtë Grand Slam për shkak të një lëndimi.

Të ngjashme