Federatat e Futbollit të Kosovës ka ndarë cmimet “Laureatët 2019”, raporton Ekonomia Online.
Lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2019, u zgjodh Vedat Muriqi.
Ai përmes një video ka thënë se ëndrra e Kosovës për t’u kualifikuar në Euro 2020 do të bëhet realitet.
“Falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi të Kosovës. Ka qenë një vit i mirë e suksesshëm si për mua ashtu edhe për kombëtarën tonë. Në të ardhmen do të jap maksimumin, ne si shtet kemi një ëndërr që të kualifikojmë në Euro 2020 dhe endrrën do ta bëjmë realitet”, tha ai.
Sportisti më i mirë i supërligës, u zgjodh Kastriot Rexha me 18 pikë.
Këpucën e artë e fitoi Kastriot Rexha si golashënuesi i vitit.
Referi më i mirë i vitit është zgjedhur Genc Nuza me 6 titujt e fituar.
Trajneri më i mirë i vitit Zekirja Ramadani.
Ekipi më i mirë i vitit u zgjodh Feronikeli.
Udhëheqësit më të mirë të futbollit të Kosovës, Visar Bekaj, Armend Thaçi, Përparim Islami, Arber Prekazi, Visar Berisha, Arb Manaj, Kastriot Rexha, Blend Baftiu, Xhevdet Shabani.
Në këtë ceremoni u ndanë edhe mirënjohje për gjithë personat të cilët kontribuan në zhvillimin e futbollit te Kosovës.