Pasi të çarat u hapën në vullkanin më aktiv të Evropës, lava po derdhet nga maja e malit Etna drejt portit sicilian të Ripostout. Shpërthimi i fundit ishte gjashtë muaj më parë kur tërmete të vogla shkaktuan dëmtime të mëdha në ndërtesat e afërta.
“Por, shpërthimet e fundit po ndodhin afër dhe paraqesin kërcënim për njerëzit”, thotë një ekspert.
Tani janë hapur çarje duke i lejuar lavës të derdhet në anën e malit.
Eugenio Privitera, drejtor i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Catania të Italisë, thotë se vizitorët në mal do të duhet të mbahen larg.
Ai thotë se faza e fundit aktive mund të kalojë shpejt ose të vazhdojë për muaj të tërë. /Dailymail/